Artikuj

Si te nisim nje udhetim ne natyre?

Si te nisim nje udhetim ne natyre?

Nje pjese e mire e njerezve kur mendojne te bejne hiking i duket dicka e veshtire dhe thone qe une se bej dot sepse duhet te jem shume i pergatitur.

Eshte e vertete qe cdo person i cili nis te beje hiking eshte mire te kete ne vemendje disa gjera.

Ne kete artikull do te japim disa keshilla se cfare duhet te kene prasysh personat qe nisin te udhetojne ne natyre .

 

 

1* NIS NJE UDHETIM TE SHKURTER DHE TE THJESHTE

 

Zgjidh nje shteg i cili eshte i pershtatshem per nivelin tend.

Zgjidh nje distance me te shkurter se sa mund te ecesh zakonisht dhe nje terren te lehte dhe llogarite kohen e parashikuar ,duke i shkuar dhe nje ore me teper per cdo 1000 hapa.

Pasi te keni dale nje ose dy here do e keni me te qarte se cfare ndryshimesh ne distance dhe lartesi funksionojne me mire per ju.

 

 

2* FAMILJARIZOHUNI ME SHTEGUN

Kur vendosni te zgjidhni nje shteg, se pari merni informacione mbi ate destinacion dhe shikoni sa me shume foto qe te krijoni nje ide sa me te qarte te destinaconit.

 

Pasi te keni zgjedhur nje shteg, merrni nje harte te zones dhe rishikoni raportet dhe te dhenat. Ekzistojne disa burime te shkelqyera ne internet sic eshte  https://tiranatrails.al/       ku mund te gjeni informacione dhe offline map per shtigjet e Tiranes. 

 

3* KONTROLLONI MOTIN

Sigurisht ju e keni pare motin qe ne diten qe keni vendosur te beni udhetimin por, sigurohuni qe ta rishikoni dhe njehere para se te niseni. Kjo do tju jape informacione se si te visheni dhe cfare te mermi me vete. Nese moti parashikohet te jete me shi, kjo do tju jape mundesine te ndryshoni planet ne vend se te surprizoheni gjate shtegut.

 

4* TREGOJ DIKUJT SE KU DO TE JESH

Eshte shum e rendesishme qe dikush i cili nuk eshte me ty te dije itinerarin dhe ne cfare kohe mund te filloje te shqetesohet dhe te kerkoje ndihme nese nuk lidhet dot me ty.

Shenim; nuk kam thene, ‘kur mbaron itinerari’. Koha e shqetesimit mund te jete disa ore me vone sesa planifikimi juaj per te lejuar ecje te ngadalte, pamje te mahnitshme ose mbase nje kembe te lenduar duke shkaktuar vonese.

 

 

5* PAKETO DISA GJERA THELBESORE

Ne varesi te gjatesise se udhetimit duhet te kemi ne vemendje 5 gjerat qe duhet i kemi me vete;

1*Nje harte dore ose harten offline te shkarkuar ne cel

2*Mbrojtje nga dielli (syze dielli dhe krem dielli, kapele)

3*Veshje shtese

4*Elektrik dore

5*Ushqime shtese

 

 6* VISHNI KEPUCE TE PERSHTATSHME

 

Nje nder gjerat shume te rendesishme jane dhe kepucet qe veshim. Kepuce jo te pershatatshme mund te ta prishin rehatin dhe udhetimin. Jini gjithmone te vemendshem te gjeni kepuce te cilat jane posacerisht per hiking. Jo te rreshkitshme dhe masa per kemben tuaj.

 

7* ZGJIDHNI NJE VESHJE TE PERSHTATSHME

 

Pasi u kujdeset per kembet tuaja, tani duhet te zgjidhni dhe nje veshje te rehatshme. 

Ajo qe duhet te keni parasysh eshte qe ne kete rast nuk duhet te vishni rroba prej pambuku por rroba sintetike. Kjo do beje qe te mos mbeteni te djersitur me rroba prej pambuku. Zgjidhni rroba qe mund ti vishni dhe ti hiqni me lehtesi ne varesi te temperaturave. Se fundmi, paketoni dhe nje veshje tjeter ne rast se do ju duhet te nderroheni dhe merni dhe nje veshje me te trashe se ajo qe keni, mundesisht mbrojtese nga era dhe shiu.

 

 

8* MBANI NJE RITEM

Kur niseni ndiheni te fuqishem dhe plot energji dhe niseni me nje ritem te shpejte. Shume shpejt do te ndiheni te pafuqishem per te vazhduar sepse ritmi i shpejte ju ka lodhur.

Prandaj eshte e rendesishme te mbani te njejtin ritem nga fillimi deri ne fund te udhetimit.

 

9* MOS LINI GJURME

Nje faktor tjeter shume i rendesishem eshte dhe kujdesi per mjedisin ku ne shkojme. Duhet te jemi te kujdeshem te mos demtojme ambjentin dhe  ta lem ate  te paster.

 

Turizmi i qendrushem eshte thelbesor per zhvillimin e saj.

 

 

 

 

 

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *