Ferma

Ferma Jone

Ferma Jone
Ferma Jonë është një sipermarrje që ka si qëllim prodhimin, përpunimin si edhe shitjen e produkteve të fermës duke garantuar cilësi dhe siguri në tavolinat tona.
Koncepti nga ferma në tavolinë është ajo që na shoqëron çdo ditë në aktivitetin tonë.Baza jonë kryesore e prodhimit është në fermën tonë në Baldushk, afër Tiranës prej ku Ju sjellim cdo ditë të freskëta perimet e stinës, vezët, pulat dhe prodhimet e tjera të fshatit, të cilat rriten me përkujdesje, dashuri dhe tërësisht organike. Ferma Jonë ka edhe njësinë e prodhimit të bulmetit të freskët duke garantuar jo vetëm shijen, por edhe certifikimin e plotë sipas standarteve.
Për të siguruar gamën e produkteve lokale, në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, kemi ngritur rrjetin e fermerëve, bashkëpunëtorë të fermës. Kujdesemi bashkë me ta për gjithë ciklin e prodhimit dhe përpunimit të produkteve të ndryshme shqiptare në mënyrë që t’i sjellim të freskëta dhe të sigurta tek Ju.
Ferma jonë ofron dhe gatime me produktet e fermës nga e hëna deri të premte. Recetat tona janë ato tradicionale shqiptare, duke kërkuar të sjellim çdo ditë gatime si në shtëpi.

Vendndodhja: Rruga Mustafa Matohiti 4, Tirana, Albania 1000

Facebookhttps://www.facebook.com/fermajone.al/

Instagramhttps://www.instagram.com/fermajone.al/

Kontakt: 069 877 7118, whatsapp  +355 69 877 7118

Web:  http://fermajone.al

Emailinfo@fermajone.al

 

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *