Artikuj

Pse është e rëndësishme të reklamoni në Facebook Ads?

Pse është e rëndësishme të reklamoni në Facebook Ads?

 

1 Ne Facebook Ads ju përcaktoni objektivat tuaj

Eshtë shumë e rëndësishme të dimë se cfarë duam dhe Facebook Ads të mundëson që ti të zgjedhësh objektivin tënd.

Pra, nëse po kërkon të bësh të njohur brandin tënd  atëherë (Brand awareness) do të jetë objektivi juaj. Një objektiv tjetër mund të jetë Video View, e cila rrit shikueshmërinë në videot tuaja. Kemi Trafik e cila dërgon njerëz në një destionacion , si psh në website, ne mesazhe etj.

 

2 Ne Facebook Ads ju targetoni në mënyrë specifike

 

Në Facebook Ads ju përcaktoni audiencën tuaj duke përfshirë ose përjashtuar demografinë, interesat dhe sjelljet.

Nëpërmjet këtyre audiencave ju mund te arrini njerëzit bazuar në arsimimin, punësimin, familjen e detaje te tjera te jetesës., audiencë specifike duke parë interesat, aktivitetet e tyre, faqet që u pëlqyen  apo  njerëzit bazuar në sjelljet ose qëllimet e blerjes, përdorimin e pajisjes dhe më shumë.

Ju specifikoni gjithashtu dhe grupmoshat apo vendndodhjen e personave që doni të arrini.


Duke e  bërë këtë ju do të arrini një audiencë të  specifikuar në detaje dhe përzgjidhni personat e duhur për produktin apo shërbimin tuaj.

 

3 Reklamimi ne Facebook Ads është  forma më e lirë e reklamimit

Format tradicionale të reklamimit janë shumë të kushtueshme dhe nuk kanë më të njëjtën vlerë apo shikueshmëri  si më parë sepse tashmë pjesa më e madhe përdorin dhe shpenzojmë më shumë kohë në mediat sociale.

 

Si shembull, në një reklamim në Facebook Ads është e mundur që të shpenzosh 5$ dhe të arrish më shumë se 1000 veta dhe sigurisht nëse vendosni një buxhet më të lartë atëherë numri i personave që do arrini do jetë shumë më i madh.

Pra kostoja per reklamim është relativisht e vogël.

 

4 Reklamimi në Facebook Ads është i shpejtë

 

Reklamimi në Facebook është i shpejtë. Ai sjell rezultate të menjëhershme. Ju mund të filloni të arrini mijëra njerëz sot. Pra, nëse po kërkoni një mënyrë të shpejtë për të drejtuar trafikun dhe konvertimet, reklamimi në Facebook është zgjidhja më e mirë.

 

5 Reklamimi në Facebook rrit ndërgjegjësimin e markës

Në Facebook Ads ju bëni të njohur Brandin tuaj. Sa më shumë njerëz të jenë të njohur me markën tuaj aq më shumë mundësi do të keni për të krijuar shitje, dhe nëse ju jepni vlerë dhe krijoni besueshmëri atëherë do të jetë edhe më e thjeshtë.

 

6 Reklamimi në Facebook është i matshëm (pixel)

Rezultatet janë të matshme. Ju mund te shikoni se si ka shkuar reklama juaj, sa veta kanë ndërvepruar, sa persona kanë bërë blerje etj.  Do të keni mundësi të shihni sa përshtypje, klikime dhe konvertimet po merrni. Cdo gjë është e rregjistruar dhe e ruajtur.

Pixel gjithashtu është një mënyrë e mirë për të mbledhur informacione. Duke lidhur pixelin me llogarinë e reklamave do tju mundësojë të mbledhni të dhëna që ju ndihmojnë të gjurmoni konvertimet nga reklamat në Facebook, të optimizoni reklamat, të ndërtoni audiencë të synuar për reklamat në të ardhmen, dhe të ritargtoni njerëzit që kanë ndërmarrë tashmë një lloj veprimi në faqen tuaj të internetit.

 

7 Reklamimi në Facebook mund t'ju ndihmojë të ndërtoni listën tuaj të Email

Duke përdorur Facebook Ads, mund të krijojmë dhe zhvillojmë reklama të targetuara me synim specifik për të mbledhur një listë të abonuarish me emaile.

Kjo është shumë strategji e mirë, pasi përcaktojme kush janë klientët tanë me thjeshtësi dhe i përdorim të dhënat e gjeneruara nga fushata për të bërë rireklamim si dhe për të shpërndarë promovime nëpërmjet emaileve.

 

 

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *